back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaShowBiz“Kam kënduar tek dasma e vajzës së Sali Berishës”, këngëtarja e njohur...

“Kam kënduar tek dasma e vajzës së Sali Berishës”, këngëtarja e njohur rrëfen emocionet dhe detajet e asaj nate

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Një valë reshjesh dhe rrebeshesh të fuqishme shiu në...

Gjoshi: Manipulim me certifikimin e Listës Serbe – “Lojë e lodhët e orkestruar nga pushteti”

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-kandidat...

Stuhi e madhe në Kroaci, raportohen dëme të shumta materiale

Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të...

“Nata e Tropojës” ka qenë kjo tema që është diskutuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel.

E ftuar për të folur për qytetin e saj të lindjes ka qenë edhe këngëtarja e njohur Fatmira Breçani, e cila është shumë e suksesshme në muzikën popullore. Ajo ka treguar për fillimet e saj dhe se si u bë shumë e suksesshme.

Ndër të tjera ajo ka treguar se ka kënduar përpara shumë pushtetarëve, madje ka qenë e ftuar si këngëtare tek dasma e vajzës së Sali Berishës.

“Të gjithë politikanët më kanë përkrahur për zërin që kam. Kam kënduar përpara Ramiz Alisë, përpara Enver Hoxhës, pra përpara të gjithëve”, ka treguar ajo.

“Përpara Sali Berishës besoj po?”, e ka pyetur Jonida Shehu.

“Po sigurisht. Ma keni zgjedhur edhe kolltukun blu”, është përgjigjur duke qeshur Fatmira Breçani.

Më tej Jonida Shehu e ka pyetur nëse është e vërtetë që ka kënduar tek dasma e vajzës së Sali Berishës dhe këngëtarja e njohur  e ka konfirmuar.

“100% e vërtetë është. Unë dhe Gëzim Nika kemi qenë përfaqësues së Tropojës. Aty ka patur këngëtarë të tjerë, Françesk Radi që dritë pastë, Mira Konçi etj. Dasma ka patur muzikë të ndryshme, por Tropojën e mbulonim ne”, ka treguar Fatmira Breçani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz