Kadri Veseli tregon se ku “ishte”, kur u publikua lajmi se po shkonte për Hagë
BILLI

Lexo edheIsh-gjenerali shqiptar: Një ministër nuk pranoi të furnizonim me armë UÇK’në

“Më duket se lajmi është publikuar sa kam qenë në ajër. Nuk kam qenë i ftuar kjo është cka është kryesore nga Gjykata Speciale. Edhe pse unë kam thanë, e thash edhe më herët, ne do t’i përgjigjemi cdo sfide, keni parasysh, por, nuk ka pasur ftesë, nuk kam ditë asgjë të jem shumë i sinqertë. Unë kam zbritur nga avioni, kam qenë nga zëvendëskryeministri dhe zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veseli.
Veseli ka thënë se në momentin që do të kishte ftesë nga Gjykata Speciale, do ta bënte publike.
“Më ka bë përshtypje negative, po ta them drejt, sikurse isha duke folë, pas një konference që kisha këtu për Tribunalin Ndërkombëtar për krime lufte. Sidoqë të jetë, në momentin kur të merret cdo ftesë nga Gjykata Speciale, duhet të bëhet publike, unë do ta bëj publike”, ka thënë Veseli.
Lexo edheIsh-gjenerali shqiptar: Një ministër nuk pranoi të furnizonim me armë UÇK’në