Kadri Veseli takohet me ambasadorin britanik

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi Ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Ruairi O’Connell, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e tyre në ardhmen.
Ambasadori britanik uroi Veselin për rizgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës, si dhe e përgëzoi për punën që ka bërë gjatë legjislaturës së kaluar.
Kryeparlamentari Veseli, pasi e falënderoi Ambasadorin për vizitën dhe urimet me rastin e rizgjedhjes, potencoi ndihmën që Parlamenti britanik i ka dhënë Kuvendit të Republikës së Kosovës për vite me radhë, por edhe rëndësinë që ky bashkëpunim dhe kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lexo edheHaradinaj: Projektet infrastrukturore do të përfundohen me kohë
Në takim, po ashtu, është diskutuar për vazhdimin e projektit për rekrutimin e kandidatëve për pozita të larta në institucione publike të Kosovës, i cili ishte nënshkruar vitin e kaluar dhe ka për synim fuqizimin e qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies.














