BallinaRegjionaleKadri Veseli në Prekaz: Prekazi dhe Drenica ishin në ballë të luftës...

Kadri Veseli në Prekaz: Prekazi dhe Drenica ishin në ballë të luftës çlirimtare, çdo fshat, lagje dhe familje ishin pjesë e luftës

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në Prekaz se pranvera në Kosovë është stinë e dëshmorëve, stinë e heronjve, të cilët, siç tha ai, në ditët më të rënda për kombin, nuk kursyen as jetën e tyre për lirinë e Kosovës.

Duke folur në manifestimin e mbajtur sot në Prekaz, në shënim të 20-vjetorit të rënies së katër dëshmorëve të lirisë, Beqir Meha, Ilir Lushtaku, Mustafë Qorraj dhe Avdullah Kodra, Kryeparlamentari Veseli tha se Prekazi dhe Drenica ishin në ballë të luftës çlirimtare, ndërsa çdo fshat, çdo lagje dhe çdo familje e saj, ishin pjesë e luftës, nga fillimi deri në fund.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se dëshmorët ranë që Kosova të ngrihej, të fitojë lirinë e të bëhet pjesë e kombeve të lira.

“Sot ne qëndrojmë krenarë para kujtimit të këtyre heronjve, sepse ëndrra e tyre u bë realitet. Dhe duke nderuar ata, ne zotohemi që ky realitet i Kosovës së lirë nuk ka do të ndryshojë kurrë, në jetë të jetëve: Kosova është çliruar dhe përgjithmonë do të jetë shtet i lirë, i pavarur e sovran, shtet që ecë përpara në rrugën e fuqizimit dhe zhvillimit ekonomik, në rrugën e perspektivës së sigurt euro-atlantike”, theksoi Veseli.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz