Kadri Veseli e nënshkruan dhe procedon projektligjin për Trepçën (Dokument)
dp·
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka nënshkruar sot gjatë ditës shkresën për projektligjin për Trepçën dhe ia ka shpërndarë atë menjëherë deputetëve për ta lexuar materialin për seancën e së premtes ku pritet edhe votimi në lexim të parë i projektligjit për gjigantin metalurgjik Trepça për seancën e së premtes ku pritet edhe votimi në lexim të parë i projektligjit për gjigantin metalurgjik Trepça.
Sipas draftit final të projektligjit për Trepçën, ky gjigant do të mbetet pronë e Republikës së Kosovës ndërsa më të zhvillimin e saj do të vendosin institucionet e shtetit, raporton lajmi.net.
Mësohet se projektligji për Trepçën është finalizuar nga zyra e kryeparlamentarit Veseli një ditë para se ky i fundit ta vizitojë gjigantin metalurgjik dhe të ndajë me minatorët lajmin se Trepça do të shndërrohet nga ndërmarrje shoqërore në ndërmarrje publike.
Lexo edheKy polic u bë heroi i ditës sot në Prishtinë (Foto)
Dy ditë pas konfirmimit të Veselit në Kryesi se ligji për Trepçën do të miratohet të premten, Qeveria e Kosovës sot ka miratuar draftin final dhe e ka proceduar për miratim në Kuvend. /Lajmi.net/















