back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaSportJuventusi publikon listën për ndeshjen ndaj Atalantës – Edon Zhegrova pjesë e...

Juventusi publikon listën për ndeshjen ndaj Atalantës – Edon Zhegrova pjesë e saj, Conceiçao jo

Të ngjajshme

Polonia zgjat mbrojtjen për refugjatët ukrainas

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka rarifikuar ligjin që...

Akreditimi i OJQ-ve vendore, KQZ: Sot përfundon afati i aplikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

AUV: Paraziti te peshqit e ngrirë nuk paraqet rrezik për shëndetin publik

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se prania...

Policia jep detaje pasi mbrëmë ndaloi për verifikim dy shtetas serbë në Koshare

Dy shtetas serbë dje janë ndaluar për verifikim nga...

Juventus ka konfirmuar se Francisco Conceição nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e sotme të Serie A ndaj Atalantës.

Anësori portugez nuk figuron në listën e skuadrës së Juventus për këtë ndeshje në kampionat.

Trajneri Igor Tudor tha të premten se ndërsa Conceição kishte pasur probleme të vogla fizike në ditët e fundit, prania e tij për përballjen ndaj Atalantës ishte i pasigurt.

Megjithatë, nuk është konfirmuar zyrtarisht që Conceição nuk do të luajë, dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të rikthehet në kohë për ndeshjen e Champions League ndaj Villarrealit më 1 tetor.

Pjesë e listës për ndeshjen e sontme është ylli kosovar, Edon Zhegrova.

Burime të ndryshme në Itali raportojnë se Vasilje Adžić do të startojë si mesfushor sulmues bashkë me Kenan Yildiz, ndërsa Lois Openda pritet të luajë si sulmues qendror për “Zonjën e Vjetër”.

Conceição u rikthye në fushë vetëm javën e kaluar, duke shënuar një gol në barazimin 1-1 në transfertë ndaj Hellas Veronas.

Ish-lojtari i Portos ka nisur sezonin e tij të dytë në Torino, pasi Juventus bëri të përhershëm huazimin e tij gjatë merkatos së verës 2025./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz