back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaSportJuventusi dhe Ajaxi luftojnë për një vend në gjysmëfinale të Ligës së...

Juventusi dhe Ajaxi luftojnë për një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Të ngjajshme

Arsenali i kthehet fitoreve në Premierligë, shkatërron Leedsin

Arsenali i është rikthyer fitoreve në Premierligë. “Topçinjtë”, shkatërruan Leeds...

Maignan vazhdon kontratën me Milanin

Portieri francez, Mike Maignan do të qëndrojë te Milani. Ndonëse...

Incidenti me armë në Kodrën e Trimave: Tre të lënduar

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot në...

Dy gjysmëfinalistët e parë të garës më prestigjioze të futbollit në Evropë, Ligës së Kampionëve, do të vendosen sonte. Juventusi e ka epërsinë e një goli të shënuar si mysafir, por është i vetëdijshëm se nuk mund të jetë shumë i sigurt kundër Ajaxit që e eliminoi Ligën e Kampionëve.

  • Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1:1, pas golit të 125-të të Ligës së Kampionëve
  • Ronaldo i ka shënuar 24 gola në 21 ndeshje çerekfinale
  • Frenkie de Jong mund të mos jetë 100 për qind i gatshëm për shkak të një problemi muskulor
  • Ajaxi nuk ka fituar kundër Juventusit në pesë përballjet mes tyre
  • Fituesi do të përballet me Tottenhamin ose Manchester Cityn në gjysmëfinale

Paraqitja e Ajaxit në Amsterdam ishte mjaftueshëm e mirë për ta mbajtur në gishta Juventusin, të cilët nuk do ta nënvlerësojnë kundërshtarin e tyre. Ajaxi e kishte përmbysur rezultatin nga disfata 2:1 në fitore 4:1 në ndeshjen kthyese kundër Real Madridit në fazën paraprake, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, për shkak të epërsisë së të qenit vendas dhe pasi që e kanë në skuadër Cristiano Ronaldon, që i ka shënuar 24 gola në 21 paraqitje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Juventusi beson se e ka epërsinë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Juventus

Formacioni i mundshëm: Szczęsny; Cancelo, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Emre Can, Pjanić, Matuidi; Bernardeschi; Kean, Ronaldo
Jashtë: Mandžukić, Chiellini, Cáceres, Perin
Në dyshim:  Douglas Costa
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Bernardeschi, Matuidi
Ndeshja e fundit: SPAL 2:1 Juventus
Forma: HBFFFHFFFF

Ajax

Formacioni i mundshëm: Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Mazraoui; Schöne, Van de Beek, De Jong; Ziyech, Tadić, Neres
Jashtë: Bandé, Tagliafico
Në dyshim: De Jong
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Blind, De Jong, De Ligt, Schöne, Van de Beek, Ziyech
Ndeshja e fundit: Ajax 6:2 Excelsior
Forma: FBFFFHFFFFF

Të Fundit

Sport

ShowBiz