Juventus me shumë mungesa ndaj Ajaxit, formacionet e mundshme
BILLI

Lexo edheMenaxheri 23 vjeçar që po përkujdeset për ta rikthyer Vushtrrinë në Superligë (FOTO)

Ajax dhe Juventus do të përballen sonte nga ora 21:00 në stadiumin ‘Johan Cruijff Arena’.
Skuadra holandeze do të jetë në këtë ndeshje pa Banden dhe Mazraoui, që janë të lënduar, transmeton lajmi.net.
Nga ana tjetër, Juventus nuk mund të llogarisë në lojtarët si, Andrea Barzagli, Martin Caceres dhe Juan Cuadrado.
Por, kjo listë me lojtarët e lënduar të skuadrës italiane mund të zgjerohet më shumë, pasi në pikëpyetje janë edhe lojtarët si, Giorgio Chiellini, Emre Can, Douglas Costa dhe Mattia Perin, që poashtu vuajnë nga lëndimet.
Lexo edheMenaxheri 23 vjeçar që po përkujdeset për ta rikthyer Vushtrrinë në Superligë (FOTO)
Më poshtë mund t’i shikoni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:
Ajax: Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Tagliafico; De Jong, Van de Beek, Schone; Ziyech, Neres, Tadic.
Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Rugani, Sandro; Pjanic, Bentancur, Matuidi; Bernadeschi, Ronaldo, Mandzukic. /Lajmi.net/