BallinaJetëJu djersijnë këmbët gjatë verës dhe keni frikë mos infektohen, ja ç'duhet...

Ju djersijnë këmbët gjatë verës dhe keni frikë mos infektohen, ja ç’duhet të bëni për ta parandaluar këtë problem

Të ngjajshme

Këmba e atletit (tinea pedis) është një infeksion mykotik që shfaqet zakonisht në pjesën mes gishtërinjve. Ky infeksion është i përhapur sidomos te njerëzit që ju djersitën këmbët shumë ndërkohë që veshin këpucë të ngushta.

Simptomat më të shpeshta që shfaqin njerëzit e prekur nga ky infeksion janë kruajtja e fortë dhe bezdisëse në zonat e lëkurës ku është myku dhe skuqja e lëkurës. Infeksioni shkakton edhe tharje kronike të këmbëve dhe rrjepje të shollës. Ndodh që kjo të ngatërrohet me ekzemën ose si lëkurë e thatë. Infeksioni mund të prekë njërën ose të dyja këmbët, dhe të përhapet edhe në duar – sidomos nëse prekni me duar pjesët e infektuara në këmbë.

Ky infeksion është ngjitës dhe mund të përhapet nga një person i infektuar ose nga përdorimi i të njëjtave peshqirë, këpucëve etj. Këmba e atletit bëhet më e zakonshme me kalimin e moshës. Për të parandaluar zhvillimin e këtij infeksioni ose për të lehtësuar simptomat nëse infeksioni është shfaqur, duhet të ndiqni këto këshilla:

Mbani këmbët e thatë, sidomos te pjesa mes gishtërinjve/ Hiqni çorapet dhe këpucët dhe përpiquni t’i ajrosni sa më shumë këmbët kur jeni në shtëpi. Pasi të laheni, i thani pjesët mes gishtërinjve me peshqir.

Vishni çorape me material të mirë dhe i ndërroni rregullisht/ Nëse këmbët ju djersiten shumë shpejt, i ndryshoni çorapet dy herë në ditë. Blini çorape me material pambuku, leshi  ose fibra sintetike të cilat e thithin lagështirën nga këmba.

Mos i shkëmbeni këpucët/ Shkëmbimi i këpucëve me të tjerët rrit rrezikun për përhapjen e infeksionit mykotik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz