BallinaLajmeJoe Biden e përgëzon presidentin Trump për marrëveshjen në Gaza

Joe Biden e përgëzon presidentin Trump për marrëveshjen në Gaza

Të ngjajshme

Vazhdon beteja e Spiropalit me Edi Ramën: Më përjashto!

Elisa Spiropali vazhdon betejën verbale me Edi Ramën dhe...

Shtetasi i Serbisë kapet me 800 euro false në Bërnjak

Policia e Kosovës gjatë kontrollit kufitar në vijën e...

Zbulohen tri banesa që përdoreshin për prostitucion, arrestohen shtatë persona

Janë zbuluar në Tiranë tri banesa të cilat përdoreshin...

Ajri i ndotur në Kosovë, IKSHPK ngre alarmin: Rrezik i lartë për shëndetin e qytetarëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ngritur...

Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur mirënjohës pas arritjes së marrëveshjes së re që ka mundësuar lirimin e 20 pengjeve dhe ka hapur rrugën drejt paqes në Lindjen e Mesme.

“Jam thellësisht mirënjohës dhe i lehtësuar që ka ardhur kjo ditë, për 20 pengjet e fundit që kanë kaluar nëpër një ferr të paimagjinueshëm dhe që më në fund janë ribashkuar me familjet dhe të dashurit e tyre, si dhe për civilët në Gaza që kanë përjetuar humbje të pallogaritshme dhe që më në fund do të kenë mundësinë të rindërtojnë jetët e tyre,” ka deklaruar Biden.

Biden theksoi se rruga drejt kësaj marrëveshjeje nuk ka qenë e lehtë, duke nënvizuar përpjekjet e vazhdueshme të administratës së tij për të sjellë pengjet në shtëpi, për të siguruar ndihmë humanitare për civilët palestinezë dhe për t’i dhënë fund luftës.

“E vlerësoj Presidentin Trump dhe ekipin e tij për punën e tyre në përfundimin e marrëveshjes së re të armëpushimit,” shtoi Biden.

Në përfundim, ai tha se me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të bashkësisë ndërkombëtare, Lindja e Mesme po hyn në një fazë të re të paqes dhe shpresës:

“Tani, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të botës, Lindja e Mesme është në një rrugë drejt paqes që shpresoj të zgjasë dhe drejt një të ardhmeje për izraelitët dhe palestinezët, me masa të barabarta paqeje, dinjiteti dhe sigurie.”/Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz