BallinaLajmeJeta në Kosovë bëhet edhe më e vështirë: Shtrenjtohen buka, qumështi, djathi...

Jeta në Kosovë bëhet edhe më e vështirë: Shtrenjtohen buka, qumështi, djathi dhe vezët

Të ngjajshme

Hyjnë në fuqi rregulla të reja rrugore për skuterat elektrikë në Austri

Austria përditëson ligjet e trafikut për skuterët elektrikë dhe...

Allegri pas humbjes: Sot luajtëm ndeshjen më të dobët të sezonit!

Trajneri i Milanit, Max Allegri foli për “Sky Sport”...

Dita e Lirisë së Shtypit e “parëndësishme” për Kurtin, se shkruan asnjë fjalë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kryeministri në...

Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, raportohet për viktima dhe të plagosur

Një autobus pasagjerësh është përmbysur këtë të diel në...

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin janar 2025.  Sipas këtyre të dhënave çmimet e konsumit janë shtrenjtuar për 1,5% vjetore dhe 0,7% mujore.

 

Çmimet e produkteve përsëri kanë shënuar rritje në vendin tonë.

Sipas të dhënave të  Agjencisë së Statistikave viti 2025 ka nisur me rritje çmimesh në produktet që konsumohen më së shumti.

Në janar të këtij viti rritje të çmimeve janë vërejtur tek buka, qumështi, djathi dhe vezët.

“…mishi (4,6%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,0%), pijet alkoolike (3,9%), qumështi, djathi dhe vezët (3,0%), veshje (2,9%), duhani (2,9%), perimet (2,5%), kujdesi personal (2,5%), buka dhe drithërat (2,1%) dhe shërbimet hoteliere (2,1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,1 për qind në IHÇK-it”, thuhet në raportin e ASK.

ASK ka treguar se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare ka prej 1,5% në muajin janar 2025, krahasuar me muajin janar 2024.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (14,6%), vajrat dhe yndyrat (8,3%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (7,6%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (6,1%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (5,4%), shërbimet financiare (5,2%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (5,1%).

Po ashtu edhe krahasimi mes një muaji, si janar 2025 dhe dhjetor 2024 tregon se rritje ka pasur për  0,7 %

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,7 %  në muajin Janar 2025 krahasuar me muajin Dhjetor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (5,2%), energjia elektrike (2,8%), duhani (2,5%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (2,3%), kafja, çaji dhe kakao (1,9%), mishi (1,8%), pemët (1,7%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1,0%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (0,6%) dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,8 për qind në IHÇK-it”.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.(-6,6%), biletat e fluturimeve (-5,6%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-3,2%) dhe blerja e automjeteve (-1,9%)./Demokracia.com/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz