Jepni betimin dhe mos konsumoni kurrë më produkte serbe, bëhuni pjesë e Ushtrisë Ekonomike të Kosovës
BILLIPërditësuar më

Lexo edheFrikë nga protesta/ Edi Rama mbyll autostradën deri më 19 Shkurt

Një tjetër formë sensibilizuese për qytetarët e Kosovës, është duke qarkulluar në rrjetet sociale duke bërë thirrje që të mos blihen produktet serbe.
Kjo fushatë është formuar nga një grup i ashtuquajtur Ushtria Ekonomike e Kosovës ku komandant i saj është konsumatori.
Veç kësaj në kuadër të kësaj mënyre sensibilizimi, secili ushtar thirret në këtë betim siç figuron më poshtë:
”Unë biri/bija jote Kosovë betohem se nga sot do të kujdesem maksimalisht që për nder të shtetit tim nuk do të përdori më produkte nga Serbia. Këtë do ta bëj 100% për shtetin tim, për prodhuesit vendor dhe për dëshmorët që sollën lirinë. Me këtë angazhim unë do të krijoj së paku 30.000 vende pune brenda vitit. Nëse shkeli mbi këtë betim qofsha i poshtëruar gjithmonë”.

Lexo edheFrikë nga protesta/ Edi Rama mbyll autostradën deri më 19 Shkurt
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron i vendosur karshi vendimit që ka marrë Qeveria e Kosovës për taksën kundër Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Kjo pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë ndaj liderëve kosovarë përt t’i dhënë mundësi vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi