I jepet lamtumira e fundit punëtorit që humbi jetën dje në vendin e punës
BILLI·
Në mes lotëve dhe dhimbjesh sot në fshatin Kashicë të Istogut, ju dha lamtumira e fundit Milazim Bajraktarajt i cili dje humbi jetën në vendin e punës, gjatë kohës që punonte në lagjen Arbëria, në Prishtinë.
Në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm qindra qytetarë nga e gjithë Istogu dhe Kosova!


Lexo edheZëdhënësi i Policisë në Prizren bëhet komandant në Malishevë
Bajraktaraj, ishte i moshës rreth 40 vjeçe dhe merrej me fasadë.
Indeksonline mëson se i njëjti është aksidentuar edhe më parë nga e njëjta punë duke pësuar lëndime trupore. Jozyrtarisht Indeksonline ka mësuar se i ndjeri ishte martuar dhe kishte tre fëmijë./Indeksonline/















