BallinaRegjionaleMitrovicëJep dorëheqje Avni Kastrati, kjo është arsyeja (Foto)

Jep dorëheqje Avni Kastrati, kjo është arsyeja (Foto)

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Sot kryetar i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës kanë dhënë betimin, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, seancën inauguruese duhet ta udhëheq anëtari më i vjetër në moshë i Kuvendit Komunal, e që sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja, ai është Avni Kastrati, ish kryetar i komunës dhe kryetar i degës së PDK-së në Mitrovicë.

Veriu.info mëson se Kastrati kishte dorëzuar në KQZ dorëheqjen javën e kaluar, duke i mundësuar kështu që ai të zëvendësohet nga Alban Fazliu, i cili ishte i pari në radhën e pritjes për asambleist.

Burimet të portali Veriu.info bëjnë të ditur se njëra prej arsyeve që e ka shtyrë Kastratin të jep dorëheqje, është pikërisht fakti se ai do të duhej të ulej pranë kryetarit të rizgjedhur dhe ish rivalit të tij në zgjedhjet e vitit 2013, Agim Bahtiri, duke u kujdesur kështu për mbarëvajtjen e dhënies së betimit nga ai.

Mirëpo, për shkak të dorëheqjes së Avni Kastratit, senacën e ka udhëhequr asambleisti Gani Haliti nga radhët e PDK-së, që doli të ishte më i vjetri nga asambleistët e certifikuar.

Kujtojmë se në vitin 2013 Avni Kastrati kishte pësuar humbje nga Agim Bahtiri, e cila nga PDK ishte quajtur aksidentale, por që të njëjtën e pësuan edhe në muajin e kaluar me Valdete Idrizin./Veriu.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz