Javën e kaluar e fitoi medaljen e artë, sot Akil Gjakova u fejua me Suela Muminovicin
BILLI

Lexo edheRonaldo takohet me pjesën tjetër të ekipit (Foto/Video)

Akil Gjakova gjatë javës së kaluar ka arritur një ndër sukseset më të mëdha në karrierë.
Xhudisti ka fituar medaljen e artë në kampionatin evropian të xhudos të zhvilluar në Zagreb.
Xhudisti ynë i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen disavjeçare me një fejesë.

Ai është fejuar gjatë ditës së sotme me të dashurën bukuroshe, Suela Muminovic.

Lexo edheRonaldo takohet me pjesën tjetër të ekipit (Foto/Video)
“Fejesa”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Facebook, Akili, ku ka publikuar edhe disa imazhe nga ky moment të veçantë.
Ndryshe, Akilin do ta shohim në shumë gara ndërkombëtare dhe do të përpiqet të fitoi pikët e nevojshme për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit. /Telegrafi/

