BallinaLajmeJava nis me mot të mirë

Java nis me mot të mirë

Të ngjajshme

Gjatë kësaj periudhe kohore vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke kushtëzuar një mot të ndryshueshëm, me riga shiu, intervale të gjata me diell, mjegull nëpër ultësira, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Sipas parashikimeve sasia e reshjeve do të jetë e ulët.

Temperatura minimale e ajrit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 5gradë deri 14 gradë Celsius.

Dita e hënë dhe e martë parashihet të jenë me temperatura më të larta, meqë mbi vendin tonë do të vazhdojnë të jenë prezent masat e ajrit me origjinë nga jugu dhe jugperëndimi, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje do të ketë masa ajrore të cilat vijnë nga veriperëndimi i vendit duke bërë që zhiva në termometër të pësojë zbritje në të dy vlerat ekstremale.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 6m/s. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz