Jashari, Lladrovci, Kurti e Osmani së bashku për homazhe në Qirez e Likoshan

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me presidentën në detyrë, Vjosa Osmani, liderin e LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari kanë bërë homazhe në Qirez dhe Likoshan.
Lladrovci në postimin e tij shkroi se Qirezi dhe Likoshani u bën vatrat e para ku u pa fytyra e vërtet e okupatorit, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Sot, me nderim e përkulje të thellë, së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, presidenten në detyrë Vjosa Osmanin dhe ish kryeministrin Albin Kurtin, vendosëm lule pranë memorialit kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të Qirezit dhe Likoshanit.

Lexo edheDrenasi nesër do të jetë 10 orë pa ujë
Humbja e forcave serbe te Lisi Gjashtnjak nga njësiti i armatosur i UÇK-së, ishte shkak që i tërboi okupatorët duke u hakmarrë kundër qytetarëve të pafajshëm e të paarmatosur.Rezistenca e popullit tonë, gjatë decenieve me demonstrata masive dhe grupet e organizuara, në fund të shekullit të shkuar ngritën nivelin e gatishmërisë së ballafaqimit me luftë të armatosur duke themeluar dhe organizuar radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qirezi e Likoshani bëhen vatrat e para ku fytyra e vërtetë e okupatorit do të shfaqej me tërë barbarinë e vet. Këto masakra, bashkuan dhe ngritën bijtë e bijat më të mira të kombit, të përgatiteshin për luftën përfundimtare, deri në çlirimin e Kosovës.Rruga e lirisë, ishte rrugë e gjatë. Qirezi e Likoshani, me martirët e saj u bënë sinonim për fillimin e lirisë së pandalshme për Kosovën.Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e Qirezit dhe Likoshanit!














