back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaRegjionaleJashari e Lushtaku e presin në zyre Sylejman Selimin, i dhurojnë stemën...

Jashari e Lushtaku e presin në zyre Sylejman Selimin, i dhurojnë stemën e Adem Jasharit

Të ngjajshme

Moti për të dielën

Të dielen parashihet mot i vranët dhe me intervale...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

Specialja cakton paraburgimin prej 1 muaji ndaj 7 të pandehurve, të dyshuar për dhënie dhe marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...
- Advertisement -

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ka pritur në zyren e tij ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimin.

I pranishëm në këtë takim ishte kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, raporton lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari ka bërë të ditur se Sylejman Selimit i ka ndarë stemën e komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Ky është postimi i plotë i Jasharit në Facebook:

Kënaqësi ta presim në zyre me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, ish-komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Sylejman Selimi, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ku ishte i pranishëm edhe deputeti Bekim Hahiu.

Kontributi i gjeneral Selimit është i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë ne.

Ka vuajtur shumë në këto vitet e fundit, madje edhe në aspektin shëndetësor, por tanimë ai duket se qëndron shumë mirë.

Për kontributin që gjenerali ka dhënë në luftën çlirimtare dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si kryetari i Komunës, i dhurova stemën e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz