Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se që nga janari deri në tetor të këtij viti, me kërkesë të prokurorit të shtetit janë konfiskuar gjithsej 63 automjete, duke përfshirë vetura, kamionë, kombi dhe makineri të tjera të punës të cilat janë përdorur apo përfituar përmes veprave penale
Sipas Prokurorisë, janë konfiskuar edhe vetura luksoze të markave të ndryshme të cilat kapin vlerë të madhe, si dhe është obliguar Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar për shitjen e të njëjtave dhe të gjitha mjetet të derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës.
“Kurse, 43 automjete, kryesisht vetura të markave të ndryshme janë sekuestruar me kërkesë të prokurorit të shtetit dhe të njëjtat dyshohen se janë përfituar apo shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale. Ndërsa, 13 automjete janë kthyer pronarëve të tyre pas sekuestrimit si rezultat i hetimeve të ndërmarra nga ana e prokurorit të shtetit”, ka njoftuar Prokuroria. /Lajmi.net/