Janar-tetor 2025, Prokuroria në Pejë ngre 1 mijë e 840 aktakuza, rreth 13% më shumë se vitin e kaluar
dp

Lexo edheHaradinaj: Konfirmuam fuqinë politike dhe stabilitetin e Aleancës

Kjo prokurori gjer në muajin tetor të këtij vitit ka pranuar gjithsej 2612 lëndë, ose 14.2% me shumë në periudhën kohore janar – tetor të vitit 2024, që ishin pranuar 2.288 lëndë.
“Nga lëndë në punë që ka pasus kjo prokurori brenda 10 muajve të vitit 2025, janë përfunduar gjithsej nga prokuroret e shtetit 2.733 lëndë, ose 16.65% me shumë se 10 muajt e vitit 2024 që ishin përfunduar 2.343 lëndë. Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të trajtimit të lëndëve penale, gjithmonë në suaza të profesionalizmit dhe objektiviteti”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Pejë.

Lexo edheHaradinaj: Konfirmuam fuqinë politike dhe stabilitetin e Aleancës