back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajme“Jam rrugëve në shi”, pushojnë lotët e nënës që vajza e dëboi...

“Jam rrugëve në shi”, pushojnë lotët e nënës që vajza e dëboi nga shtëpia

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Bamirësit nga Kërçova pas lajmit për të moshuarën 70 vjeçe e cila rrezikonte të mbetej në rrugë i siguruan qiranë e banesës për afro 2 vjet deri në gjeten e një zgjidhje afatgjate me ndërtimin e banesave sociale.

Islam Kasa nga fshati Sërbicë ka dërguar pagesën e qirasë, ndërsa Organizatat Humanitare do të vazhdojë ta ndihmojë me produkte ushqimore.

“Kjo është kontrata, që e kemi siguruar për banesën, kjo banesë është siguruar përmes një djali nga fshati Sërbicë që jeton në Amerikë, Islam Kasa ai kur ka dëgjuar rastin është paraqitur përmes organizatës tonë dhe ne e bëmë kontratën me pronarin e banesës dhe është e paguar derisa të sigurohet një banesë sociale”, tha Muhamed Mehmedi.

Lotët të moshuarës pushuan, ajo e emocionuar falënderoi të gjithë ata që e kanë ndihmuar.

“Ju faleminderit shumë, Zoti jua ruajt familjen edhe atij që na ka ndihmuar Zoti ja ruajt familjen, fëmijët, Zoti i shtoftë, ju faleminderit edhe juve”, tha Samaetka Rushiti.

Një muaj më parë TV21 solli historinë e 70-vjeçares e cila rrezikonte të mbetej në rrugë pas problemeve që ishin shfaqur me vajzën e saj dhe ishte e pamundur që bashkëjetesa e tyre të vazhdonte. /TV21

Të Fundit

Sport

ShowBiz