Ja vendbanimet shqiptare që i dhanë votë Zaevit
Ashtu edhe siç pritej, LSDM ka arritur të marrë vota të shumta në vendbanimet e pastra shqiptare. Në Studeniçan, LSDM ka marrë 2515 vota dhe ka dalë partia e parë me vota të fituara në këtë vendbanim, shkruan gazeta KOHA.
Në Saraj, partia e Zaevit ka fituar 2951, ose partia e tretë pas BDI-së me 6602 dhe BESA me 3327 vota. Në Haraçinë, ashtu siç pritej, LSDM ka dalë partia me më shumë vota – 2052, ndërsa në Likovë 768 vota. Në Çair (edhe në pjesën e Njësisë 1 dhe në 2), LSDM ka arritur të marrë 6641 vota shqiptare.
Edhe në Çuçer Sandevë, ku bënë pjesa Tanusha, Bllaca, Breza… LSDM ka dalë partia e parë me 2.108 vota. Vota shqiptare LSDM ka marrë edhe në Kumanovë, gjegjësisht në këtë qytet ka dalë partia e parë me 22.138 vota e pasuar nga VMRO me 22.652 dhe BESA me 4437. Në Bogovinë të Tetovës, LSDM ka marrë 1044 vota, ndërsa në Zhelinë 387 vota.

Lexo edheMustafa e Kuçi u takuan me kryeministrin malazez, Dushko Markoviq
Në Vrapçishtë të Gostivarit, LSDM ka marrë 1345 vota, ndërsa në qytetin e Gostivarit ka dalë e dyta me 8288 vota, menjëherë pas BDI-së e cila fitoi 8444 vota. LSDM kryeson edhe në qytetin e Strugës me 8244 vota, e pasuar nga VMRO me 6832 dhe “Aleanca për shqiptarët” me 5500 vota.














