Ja sa mund të gjobiteni nëse gjuani petarde dhe fishekzjarre
BILLI

Lexo edheParalajmërimi i OVL-së së UÇK-së, pas nisjes së arrestimeve nga Gjykata Speciale

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.
“Kjo ndalesë vlen për periudhën nga data 30 dhjetor 2017, deri më 3 janar 2018. Ata që veprojnë në kundërshtim me urdhëresën, do të gjobiten në shumën prej 100 eurosh”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.
Për zbatimin e urdhëresës kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.
Lexo edheParalajmërimi i OVL-së së UÇK-së, pas nisjes së arrestimeve nga Gjykata Speciale