back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaJetëJa përse duhet ngrënë pemë gjysmë ore para racionit

Ja përse duhet ngrënë pemë gjysmë ore para racionit

Të ngjajshme

Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka...

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Në shumë kultura të popujve pemët hahen pas racionit, mirëpo ky trend është i domosdoshëm të ndryshohet.

Ekspertët rekomandojnë që pemët duhet të hahen 20 deri 30 minuta para racionit, transmeton Telegrafi.

Arsyeja kryesore për këtë është ajo që frutat përmbajnë sheqer dhe për këtë shkak u nevojitet më shumë kohë që të treten. Veç kësaj, nëse hani pemë pas racionit, humben materiet ushqyese të pemëve.

Në vazhdim janë disa nga arsyet kryesore përse pemët duhet ngrënë para racionit:

Pemët gjithmonë duhet ngrënë përafërsisht gjysmë ore para ushqimit. Nëse dëshironi të hani pemë pas ushqimit, do të zvogëloni edhe sasinë e racionit, sepse do të ndiheni të ngopur.

Duke pasur parasysh që trupi ynë nuk merr ushqim gjatë tetë deri në 9 orë në gjumë, rekomandohet të përfshini çdo mëngjes në ushqimin tuaj (para kafjalli). Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të energjisë. Konsumimi i pemëve është mënyrë e mirë për fillimin e ditës.

Shmangni pemët si shtesë për racion. Gjithashtu, konsumimi i pemëve si desert nuk jep rezultate edhe aq të mira për trupin, posaçërisht nëse frutat janë të prera dhe të përziera me sheqer.

Përpiquni të shmangni pemët e konservuara, të ngrira apo ato të përpunuara. Frutat e tilla kanë përmbajtje të lartë sheqeri, konservans apo shtesa të tjera kimike të cilat mund të jenë të dëmshme për trupin.

Konsumimi i frutave të shëndetshme çdo mëngjes në lukth të zbrazët, ndihmon trupin që të absorbojë të gjitha elementet e nevojshme qenësore të cilat gjenden në pemë. /Telegrafi/

Mother-daughter-and-son-eating-fruit-640x360

Të Fundit

Sport

ShowBiz