BallinaSportJa ku mund ta ndiqni meçin e boksit mes Haxhi Krasniqit dhe...

Ja ku mund ta ndiqni meçin e boksit mes Haxhi Krasniqit dhe Bartlomiej Grafka

Të ngjajshme

Katari thotë se shtatë persona vdiqën nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak

Katari konfirmoi më 22 mars se katër pjesëtarë të...

Sërish dhunë mes tifozëve, kësaj radhe në Shtime / Arrestohen disa prej tyre!

Vjosa me Vushtrrinë kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e...

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar 92% të raketave balistike të Iranit

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar shumicën e mbi...

Parandalohet futja e substancave narkotike brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth...

Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj –...

Pothuajse 10 muaj pas humbjes nga gjermani Arthur Abraham, boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi, sonte zbret në ring për t’u ndeshur me polakun Bartlomiej Grafka.

Me këtë meç, Krasniqi do ta nisë rrugëtimin për përpjekjen e tretë për titullin kampion bote për peshat super të mesme.

Junikasi me shtetësi gjermane vitin 2018 do ta nisë me duelin që do ta zhvillojë në “Gas Arena” në Halle të Gjermanisë kundër polakut Bartlomiej Grafka.

Kjo do të jetë sfida e parë e Krasniqit që nga muaji prill i vitit të kaluar kur e pati pësuar humbjen e rëndë nga Arthur Abraham.

Bartlomiej Grafka i ka fituar 20 nga 50 meçet që i ka zhvilluar në karrierë, duke i humbur 27 sosh dhe duke barazuar në tre të tjerë.

Në anën tjetër, Krasniqi i ka 45 fitore dhe pesë humbje, gjë që e bën atë favorit, për çka ndihmohet edhe nga motivi ekstra i lartë për t’iu ofruar titullit.

Këtë meç mund ta ndiqeni në Super Sport në platformën digjitale IPKO.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz