BallinaRegjionaleJa çfarë thotë Fadil Nura për përformancen e Komunës së Skenderajt

Ja çfarë thotë Fadil Nura për përformancen e Komunës së Skenderajt

Të ngjajshme

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Kuvendi komunal i Skenderajt sot në seancën e rregullt të muajti mars ka miratuar Raportin financiar të realizimit të buxhetit janar-dhjetor 2016. Në prezentimin e këtij raporti Nënkryetari i Komunë së Skenderajt Fadil Nura është shprehur shumë i kënaqur me përformancën e ekzekutivit në realizimine buxhetit për vitin 2016.

Ndër të tjera z. Nura ka theksuar se në bazë të objektivave politike të përcaktuar, Komuna e Skenderajt ka arriturr që të rrisë nivelin e të hyrave dhe ka reduktuar shpenzimet në disa kategori. ‘’Rritja e nivelit të të hyrave për 42.07 %,  dhe ulja e shpenzimeve për 18.66 %, krahasuar me vitin 2015, është sukses për tu admiruar”, ka theksuar z. Nura.

Drejtori për Financa në Komunën e Skenderajt Ismet Aliu ka sqaruar se rritja e të hyrave vetanake dhe ulja e shpenzimeve gjatë vitit 2016 në disa kategori është paqsyrë e menagjimit të mirë financiar në komunë.

Këshilltarët komunalë në diskutimet e tyre në përgjithësi e kanë lavdëruar punën e qeverisë lokale në realizimine objektivave programore dhe rrejdhimisht përmirësimin e jetës së qytetarëve të Skenderajt.

Kuvendi komunal i Skenderajt sot ka marë edhe këto vendime: ka përkrahur Informatën e Zyrës së Informimit, ka miratuar propozim-vendimin për bartjen e të hyrave vetanake ka përkrahur Informatën e Drejtorisë së Urbanizmit lidhur me lejet e ndërtimit dhe legalizimet, si dhe ka përkrahur rekomandimet e Komitetit për barazi gjinore dhe të drejta të njeriut.

Kuvendi komunal në seancën e sotme ka hequr nga reni i ditës propozimin për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz