Izraeli thotë se ka shkatërruar qendrën hapësinore dhe të satelitëve të Iranit
dp

Lexo edhePolicia dhe Prokuroria me aksion kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mijë euro të dyshuarit kërkuan + 450 mijë euro shtesë

Izraeli tha të hënën se ka “shkatërruar” një kompleks të përdorur nga ushtria iraniane për të zhvilluar kapacitete hapësinore, raporton CNN.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se ndërtesa, në qendër të Teheranit, përdorej për të “zhvilluar programe ushtarake hapësinore”, përfshirë satelitin Chamran-1 i cili u lëshua nga Irani në vitin 2024.
Fotografi që qarkullojnë në rrjetet sociale treguan dëme të dukshme në Institutin e Kërkimeve Hapësinore Tarasht në Teheran.

Lexo edhePolicia dhe Prokuroria me aksion kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mijë euro të dyshuarit kërkuan + 450 mijë euro shtesë