BallinaShqiptareIvanov uron besimtarët muslimanë me rastin e Fitër Bajramit

Ivanov uron besimtarët muslimanë me rastin e Fitër Bajramit

Të ngjajshme

“Njihni Kosovën si Serbi”, kërcënimi për bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimin ndaj rusit

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e...

Arben Vitia: Pagesa për specializantet lehona, hap i ri për përfundimin e specializimit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka komentuar vendimin e...

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e festës të Fitër Bajramit, uroi kreun e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni Reis ul-Ulema Sulejman efendi Rexhepin, anëtarët e Rijasetit të BFI-së dhe të gjithë besimtarët muslimanë në Maqedoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Më lejoni, që personalisht, anëtarëve të Rijasetit, myftive, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam në vend t’u dërgoj urimet e mia me rastin e Fitër Bajramit”, thuhet në urim.

Ivanov në urim shton se Fitër Bajrami është një nga dy festat më të rëndësishme islame që shënon fundin e agjërimit njëmujor i cili shënon pastrimin shpirtëror dhe trupor.

Në tre ditët e ardhshme, muaji i shenjtë do të festohet brenda familjes dhe të afërmve.

“Ky muaj është i njohur si muaji i mirësisë, mëshirës, solidaritetit dhe faljes. Mendimet dhe përpjekjet e të gjithë ne në mënyrë të barabartë, sepse përmbajtja nga mendimet e këqija dhe ngritja shpirtërore janë vlera universale të njeriut. Në frymën e festës, u dërgoj përshëndetjet e mia dhe urimet më të mira për lumturi dhe paqe shpirtërore kurse të gjithë pjesëtarëve të besimit islam në vend u dëshirojmë begati, dashuri dhe prosperitet”, thuhet në urimin e presidentit Ivanov.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz