BallinaBotëIvanka Trump e mrekullueshme me mbulesë në Xhaminë e Madhe në Abu...

Ivanka Trump e mrekullueshme me mbulesë në Xhaminë e Madhe në Abu Dhabi

Të ngjajshme

Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte...

Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në...

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Ivanka Trump ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ditën e shtunë, ku merr pjesë në forumin dyditor të ‘Global Women’ në Dubai.

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, e cila është njëherësh edhe këshilltare speciale e tij, është folësja kryesore në evenimentin që zhvillohet të dielën dhe të hënën.

Mirëpo, 38-vjeçarja e ka nisur angazhimin që të shtunën në Abu Dhabi duke u takuar me sipërmarrëse femra dhe pjesëtarë të qeverisë, duke e përfshirë princin e kurorës Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan – i cili besohet të jetë udhëheqësi i Emirateve në baza ditore.(Foto: Instagram/ivankatrump)

Ndërsa më vonë gjatë të shtunës, Ivanka e ka vizituar xhaminë më të madhe në atë vend, ‘Sheikh Zayed Grand Mosque’.

Biondja e bukur (e cila është konvertuar në judaizëm ortodoks në vitin 2009 kur u martua me Jared Kushner) ka vënë shami dhe ka ecur këmbëzbathur, duke i respektuar kështu rregullat e objektit të adhurimit islam.(Foto: Instagram/ivankatrump)

“Xhamia e Madhe Sheikh Zayed; një kryevepër e arkitekturës dhe planifikimit modern islam”, ka shkruar Ivanka në përshkrimin e fotografive të publikuara në Instagram. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/ivankatrump)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz