BallinaSport“Istogu ish shndërru në Kandahar, kurrë s’kam pa diçka të tillë”, ankohet...

“Istogu ish shndërru në Kandahar, kurrë s’kam pa diçka të tillë”, ankohet Ismet Munishi

Të ngjajshme

Gjatë ditës së sotme, Liria e Ismet Munishit ishte mysafire e Istogut në Ligën e Parë.

Ndeshja u luajt në kuadër të xhiros së 26-të të Ligës së Parë, shkruan “Gazeta Express”.

Në fushë, takimi u mbyll me barazim prej 2-2, një rezultat që i lëndon mundësitë e Lirisë për një vend në Superligë sezonin e ardhshëm.

Por, më shumë se rezultati në fushë, vëmendje morën gjestet e pahijshme të tifozëve istogas në tribuna.

Ata përveçse e ofenduan Ismet Munishin, trajnerin e Lirisë, raportohet se edhe e gjuajtën edhe me këpucë.

Pas ndeshjes, reagoi edhe vetë trajneri Munishi.

Ai u çuditë me sjelljen e tifozëve të Istogut, teksa tha se e ka përjetuar tmerrin më të madh në karrierën e tij.

Postimi i tij i plotë:

“Ni klub si Istogu dhe ni qytet me shume vlera mu shëndërru në Kandahar , nuk po kuptoj pse !

Sot kom përjetu tmerrin dhe turpin me te madh prej që jom ne Sport .

I falemderoj lojtarët dhe stafin e klubit Fc Liria që ishin tepër dinjitoz përball sharjeve dhe provikimeve të të gjithë akterve te klubit kundërshtarë .

Lufta vazhdon”, ka shkruar Munishi.

Pas këtij barazimi, Liria e tij është e katërta me 50 pikë, katër më pak se Vushtrria që është e para – me një ndeshje më pak.

Dinamo Ferizaj është i dyti me 53 pikë, teksa vendi i tretë i përket Feronikelit ’74 me 51 pikë.

Poshtë Lirisë është Vëllaznimi, i cili në rast fitoreje këtë fundjavë, do të dalë në vendin e katërt, duke e kapërcyer Lirinë./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz