Ismet Munishi: Feronikeli nuk duhet të bëjë gabimin që e bëri Drita!
BILLI
Lexo edheHashim Thaçi ‘eskalon’: Sali Berishës ia përmend edhe ‘Kanunin”
Skuadra e Dritës u paraqit në mënyrë dinjitoze në Evropë vitin e kaluar, ku fitoi parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, por nuk arriti të mbajë lojtarët kyç pas eliminimit nga Evropa, përcjell GazetaBlic.
Munishi thotë se Feronikeli nuk duhet të bëjë gabimin e njëjtë, pasi duhet të jetë shembull për ekipet kosovare.
“Feronikeli duhet të mos të bëjë gabimin e Dritës që u bë kampion dhe në fund e prishi vet atë skuadër. Feronikeli duhet të behet shembull për skuadrat e Superligës, me punë dhe me kualitet”, tha fillimisht Munishi në Duelin Sportiv.

Lexo edheHashim Thaçi ‘eskalon’: Sali Berishës ia përmend edhe ‘Kanunin”
“Feronikeli është një shembull për Ligën e Kosovës, lojtarët e rinj duhet të ndjekin shembullin e Hoxhës dhe Kastriot Rexhës, të cilët kanë shumë tituj, por prapë janë të etur për fitore”, përfundoi ai.