BallinaJetëKurioziteteISIS-i ndalon referët pasi respektojnë rregullat e FIFA-s, jo të Sheriatit

ISIS-i ndalon referët pasi respektojnë rregullat e FIFA-s, jo të Sheriatit

Të ngjajshme

Arrestohet në Vlorë i kërkuari për trafik droge në Spanjë

Një operacion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre...

Shtyhet seanca e Noizyt në GJKKO

Është shtyrë për datën 13 maj, seanca gjyqësore në...

ISIS-i ka ndaluar referët e futbollit në Siri me arsyen se ata respektojnë rregullat e FIFA-s, jo të Sheriatit.

Komandantët e grupit terrorist kanë urdhëruar organizuesit e ndeshjeve të futbollit që të mos lejojnë referët të drejtojnë ndeshjet sepse vendimet e tyre nuk janë në “përpikëri me atë që mendon Allahu”, raporton Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Terroristët pohojnë se rregullat e FIFA-s janë “shkelje e urdhrave të Allahut”, edhe pse nuk dihet se cilat ligje islamike respektojnë militantët e ISIS-it.

ISIS-i ka krijuar rregullat e reja në futboll, të cilat ia lejojnë futbollistit të lënduar që të kërkojnë kompensim ose të hakmerren ndaj lojtarit kundërshtar me të njëjtin formë të lëndimit.

Këto rregulla do të fillojnë të zbatohen në sezonin e ri në Siri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz