Ishte në gjendje të rendë ekonomike, vjen një lajm i mirë për ish-luftëtarin e UÇK-së
Tani e tutje në llogarinë e Mehmetit do të ketë qarkullim mujor.
Për rastin e Fadil Mehmetit, ish-luftëtarit të UÇK-së i cili tash e tri vite i ka ndalë katër fëmijët nga shkolla për shkak të distancës nga shtëpia, tashmë i është bërë zgjidhja nga Qumështorja Drena, pas raportimit të RTV Dukagjini. Mehmeti tani e tutje do të ketë qarkullim bankarë në vlerë prej 250 euro.
Pas raportimit të RTV Dukagjinit, i është bërë zgjidhje, familjes nga Shilovica e Komunës së Vushtrrisë që t’i dërgoj fëmijët në shkollë. Për shkak të kushteve të vështira, prej tri vitesh, fëmijët e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Fadil Mehmetit, nuk shkuan në shkollë.
Tani e tutje në llogarinë e Mehmetit do të ketë qarkullim mujor në vlerë prej 250 euro nga qumështorja Drena.
“Financimi i personit në fjalë, siç bëjmë edhe disa financime tjera, në xhirollogarinë bankare do t’i bëhet pagesa mujore prej 250 euro ashtu siç i kemi premtuar përmes Facebook-ut”, thotë për RTV Dukagjinin Ervina Masurati nga Qumështorja Drena.

Lexo edheFatos Jusufi vuan nga Leukemia Acute Mieloide, ka nevojë për ndihmën tuaj
Mirëpo sipas ligjit, nëse një veteran ka qarkullim bankarë jashtë pensionit mujor të përcaktuar nga Republika e Kosovës, atëherë kjo e fundit i ndalohet, mirëpo nga qumështorja Drena është menduar edhe për këtë të fundit.
“Besoj se në mbështetje edhe nga Departamenti i Financave do të bëjmë një zgjidhje për të qenë në mbështetje financiare të kësaj familjeje sa më shpejt që është e mundur”, shtoi më tej Ervina Masurati.
Në shtator të këtij viti Fadil Mehmeti do ta regjistroj edhe fëmijën e 5-të në shkollë, ndërsa 4 të tjerët ka 3 vite që nuk vijojnë mësimin.














