“Ishte koha që BDI të shkonte në opozitë, nuk pendohem që hyra në qeveri – Maqedonia është më keq sot”, Arben Taravari në Pressing
dp

Lexo edheVikingur shënon gol ndaj Malishevës pak para fundit të pjesës së parë (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari thotë se nuk është penduar që kanë hyrë në qeveri, por thotë se kanë hyrë duke u premtuar shqiptarëve ndryshimin pas 20 vitesh.
Taravari në emisionin Pressing në T7 tha se ishte momenti që BDI të shkonte në opozitë.
“Në Maqedoni ishte një parti që ishte në pushtet, BDI sikur PDK që ishte në Kosovë gati 20 vite. Pas 20 vitesh, shqiptarët kërkonin ndryshim.

Lexo edheVikingur shënon gol ndaj Malishevës pak para fundit të pjesës së parë (VIDEO)
Në 2024 vendosëm që t’i bashkëngjitemi opozitës së bashkuar shqiptare, të shkëputemi prej qeverisë. U premtuam shqiptarëve të ua sjellim ndryshimin pas 20 vitesh.
Hyrja jonë në qeveri ishte absolut legjitime, a jam pendu, aspak. Unë mendoj që ishte momenti i mire që BDI të shkonte në opozitë. Një parti është e natyrshme të jetë pozitë dhe opozitë”, tha ai.