back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaSport“Isha i thyer te Juventusi”, Timothy Weah i ‘çelë’ letrat për kohën...

“Isha i thyer te Juventusi”, Timothy Weah i ‘çelë’ letrat për kohën te “Zonja e Vjetër”

Të ngjajshme

Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 sonte...

Reali po e ‘bën gati’ ofertën për ylllin e Newcastle

Gjiganti i La Ligës, Real Madridi, po përgatit një...

Timothy Weah pranon se ishte “i thyer dhe pa asnjë vetëbesim” pas eksperiencës te Juventusi, por një telefonatë e pazakontë nga Roberto De Zerbi në orën 4 të mëngjesit e solli te Olympique Marseille.

Djali i legjendës së Milanit, George Weah, iu bashkua Juves me pritshmëri të mëdha nga Lille për 11 milionë euro në verën e vitit 2023.

Megjithatë, ylli i kombëtares së SHBA-së nuk arriti të kishte ndikim të madh, duke shënuar shtatë gola dhe dhënë shtatë asistime në 78 ndeshje për klubin.

Pati edhe polemika kur ai refuzoi një transferim te Nottingham Forest, për të cilin pretendon se ishte rënë dakord nga klubi pa e informuar atë.

“Olympique Marseille mori një lojtar që ishte i thyer, plotësisht pa vetëbesim,” tha ai për “Telefoot”.

“Ishte e vështirë për mua edhe të ngrihesha në mëngjes për të shkuar në stërvitje, sepse gjërat nuk po shkonin mirë për mua. Marseille vërtet mori një rrezik.”

Trajneri italian De Zerbi pa potencialin për rikthimin e tij në Ligue 1 dhe e bindi Weah me sharmin e tij mjaft unik.

“Trajneri më telefonoi në orën 4 të mëngjesit, në Facetime,” qeshi lojtari.

“Ai ishte me pizhame dhe duke pirë cigare. Më tha: ‘Tim, duhet të vish këtu. Do ta shohësh, ky është shtëpia jote.’ Dhe kur mbërrita në aeroport, më pritën sikur të isha në shtëpi.”

Transferimi është një huazim prej 1 milion eurosh me detyrim blerjeje në fund të sezonit për edhe 14.4 milionë euro plus bonuse deri në 4.1 milionë euro.

Juve do të mbajë gjithashtu 10 për qind të vlerës së një shitjeje të ardhshme.

“Shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, nëse është e mundur.”

Weah ka rigjetur formën në Francë, duke shënuar tre gola dhe dhënë katër asistime në 28 paraqitje konkurruese për klubin deri tani këtë sezon./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz