Mesfushori i Sampaio Corrêa, Alexandre Souza, pësoi një krizë shëndetësore gjatë ndeshjes ndaj Flamengos, duke shkaktuar momente paniku në fushë.
Incidenti ndodhi në minutën e tetë të pjesës së parë, kur lojtari u rrëzua papritur në mes të fushës, pa pasur asnjë kontakt apo përplasje me lojtarë të tjerë, shkruan Indeksonline
Futbollistët e të dyja skuadrave reaguan menjëherë, duke kërkuar me urgjencë ndërhyrjen e stafit mjekësor. Gjatë pritjes për ambulancën, disa lojtarë përdorën fanellat e tyre për ta freskuar lojtarin, ndërsa të tjerë formuan një rreth lutjeje pranë tij.
Alexandre Souza u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, ndërsa ndeshja u ndërpre për disa minuta.
“Frika më e madhe tashmë ka kaluar. Falënderoj të gjithë për mesazhet dhe lutjet. Zoti vepron në mënyra që ndonjëherë nuk i kuptojmë. Kur i shoh pamjet, e kuptoj se bëhet fjalë për një mrekulli. Lojtarët e Flamengos dhe shokët e mi të skuadrës u bashkuan për një qëllim të vetëm. Jam i sigurt se do të rikthehem.”
/Indeksonline/
🇧🇷 Alexandre Souza, jugador del Sampaio Corrêa, se convulsionó en un partido contra Flamengo.
El mediocampista se desplomó repentinamente en el centro del campo a los ocho minutos del primer tiempo durante el encuentro contra Flamengo sin haber recibido ningún golpe ni contacto… pic.twitter.com/thfc0Sq1Ub
— quiero tv (@quierotv_gdl) February 8, 2026