Dogana e Kosovës lidh kontratë për shërbimet veterinare të qenve K-9
dp

Lexo edhe16 shtatori, Murati: Kosova nuk do të jetë e njëjtë pas kësaj date

Dogana e Kosovës ka nënshkruar kontratë për ofrimin e shërbimeve veterinare për qentë e njësisë K-9.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, marrëveshja është lidhur më 20 gusht 2026 me operatorin ekonomik “Crazy Pet” SH.P.K., me seli në Prishtinë.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 4,507.10 euro, ndërsa shërbimet do të kryhen në ordinancën e operatorit ekonomik.

Lexo edhe16 shtatori, Murati: Kosova nuk do të jetë e njëjtë pas kësaj date
Kontrata është lidhur për një periudhë prej 36 muajsh, ndërsa aktiviteti i prokurimit ishte zhvilluar përmes procedurës së hapur, me kriter të dhënies “çmimi më i ulët”.
Në këtë tender ishin pranuar dy oferta, prej të cilave vetëm një ishte vlerësuar si e përgjegjshme./IndeksOnline/