Ish-sulmuesi i djathtë i Barcelonës, Carles Perez, është hospitalizuar dje pasdite, pasi u kafshua nga qentë.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur kur 27-vjeçari tentoi të ndalojë sherrin mes dy qenve, shkruan IndeksOnline.
Ne tentativë për t’i shkëputur qentë nga përleshja, Perez thuhet se u kafshua në zonën gjenitale të trupit.
Sipas medieve spanjolle, gjendja shëndetësore e katalunasit është tejet serioze.
Perez nisi karrierën në Barcelonën B, për të vijuar në ekipin kryesor për dy sezone nga viti 2018. Ai më pas u huazua te Roma, Celta, dhe aktualisht luan për ekipin grek, Aris./IndeksOnline/