back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeIsh-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James Rubin vazhdon nesër dëshminë e tij...

Ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James Rubin vazhdon nesër dëshminë e tij në Hagë

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Ish ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James Rubin që nga e hëna, më 14 shtator ka filluar dëshminë e tij në procesin gjyqësor në Hagë.

Ai të hënën dhe të martën, ka dëshmuar si dëshmitar mbrojtës i Hashim Thaçit, ndërsa dëshminë e tij do ta vazhdoj edhe nesër.

Gjatë dy ditëve të dëshmisë së tij, James Rubin ka thënë se gjykimi që po i bëhet Thaçit është i padrejtë, derisa ka treguar edhe ngjarje dhe histori të ndryshme bashkë me Hashim Thaçin, Madeline Albright dhe emra të tjerë të rëndësishëm të asaj periudhe kohore.

Rubin sot e nisi dëshminë me përshtypjen fillestare të Shteteve të Bashkuara për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës më 1999, duke thënë ato kishin përshtypje më ndryshe.

Rubin tregoi se si fillimisht e përshkruanim atë si organizatë me aktivitete terroriste, duke shtuar se “ne, natyrisht, me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste”.

“Ky qëndrim ndryshoi, sidomos pasi UÇK-ja u pajtua me Marrëveshjen e Rambujesë”, u shpreh ai.

Rubin gjithashtu theksoi se organet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) shpesh nuk e përshkruanin mirë situatën në Kosovë.

I pyetur nëse ishte në dijeni për një raport të vitit 1998 të OKB-së, ku flitej për gjoja rrëmbimin e civilëve serbë, shqiptarë dhe romë, dhe të oficerëve të policisë serbe, nga njerëz që besohej se i përkisnin UÇK-së, Rubin tha se hezitoi t’i besonte raportit.

“Kam lexuar një raport të OKB-së për Kosovën, por kam qenë shumë skeptik për atë raport, sepse, organet e OKB-së nuk e kanë përshkruar shumë mirë situatën shumë shpesh”, ka thënë ai.

Në lidhje me autorin e shkrimit për vrasjen e rivalëve të Thaçit…

Rubin u pyet për një artikull të gazetës The New York Times, të datës 25 qershor 1999, ku thuhej se komandantët e lartë të UÇK-së kanë kryer vrasje brenda radhëve të tyre.

Akuzat për vrasje ishin bërë nga pjesëtarë të UÇK-së tek diplomatë amerikanë, të cilët gjoja thanë se kishin parë me sytë e tyre vrasjen e rivalëve të Thaçit.

Rubin tha se nuk i kujtohet ky artikull, por shtoi se ka dyshime për autorin e tij, Chris Hedges.

Ish-diplomati amerikan kishte kritika për Gjykatën Speciale.

Ai e quajti të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të të akuzuarve, të cilët, sipas tij, u dorëzuan vullnetarisht.

“Janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me Prokurorinë, s’e kuptoj pse kanë qëndruar kaq gjatë në burg, kjo më shqetëson”, tha Rubin.

Ai gjithashtu dëshmoi se nuk kishte kontroll dhe komandë efektive në UÇK dhe se si SHBA-ja e konsideronte Thaçin si udhëheqës të caktuar nga vetë shqiptarët.

Rubin më pas zbuloi një bisedë telefonike mes Hashim Thaçit dhe presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, në qershor 1999, dhe se si Thaçi ishte zotuar se do t’i respektonte pakicat ndonëse populli i tij ishte keqtrajtuar për vite të tera.

“Unë kam dëgjuar nga Sandy Berger, këshilltari për siguri i presidentit Clinton, sepse unë nuk kam folur drejtpërdrejt me presidentin. Ai i kishte thënë presidentit Clinton se, pavarësisht dhunës që kishin pësuar, nuk do të kundërpërgjigjeshin”, tha Rubin.

Gjithashtu, sipas Rubinit, ishte “e qartë” se Thaçi kishte “eprorë diku nga të cilët duhej të merrte miratimin”.

Rubin edhe gjatë dëshmisë së tij dje, theksoi se Thaçi kishte kryesisht rol politik dhe se nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së.

Ai tha se Thaçi duhej të merrte miratimin e komandantëve për çdo vendim të rëndësishëm ushtarak.

Ai, gjithashtu, deklaroi se nuk kishte asnjë informacion që lidh Thaçin ose të akuzuarin tjetër, Jakup Krasniqi, me pretendimet për vrasje apo ekzekutime.

Në nisjen e dëshmisë së tij, qysh herët në mëngjesin e së hënës, ish-diplomati amerikan kujtoi takimet me Hashim Thaçin, e që në karrigen e dëshmitarit ishte thirrur po nga mbrojtja e tij.

“Më kujtohet takimi i parë me Thaçin, ishte kohë e vështirë, nuk kishte ndonjë pushtet. Herën e parë [pas luftës] jemi takuar në Nju Jork pasi ishte bërë kryeministër. Unë u habita shumë, sepse ai kishte kaluar nga nja djalë i ri që punonte në rrethana të vështira, dhe ishte bërë kryeministër. Pra kishin kaluar katër-pesë vite. Hera e fundit që jemi takuar ka qenë rreth vitit 2018, kur po punoja në Uashington”, tha Rubin.

Teksa dëshmonte për kohërat e errëta të Kosovës në vitet e 90-ta, James Rubin foli për përpjekjet e arritjes së paqes.

“Donim që të arrinim një mes të artë për të gjithë. Ta mbushnim mendjen serbe për paqe, por edhe të arrihej Pavarësia e Kosovës”, ka deklaruar Rubin.

Por për Thaçin, tha Rubin, nënshkrimi i ndonjë deklarate që s’e specifikonte pavarësinë, do të konsiderohej tradhti.

E Pavarësinë e Kosovës, ish-diplomati tha se e mbështesnin fuqishëm, megjithëse këtë shqiptarëve nuk mund t’ua kumtonin aq lirshëm.

Nga themelimi i shtetit të pavarur të Kosovës, Rubin foli për rolin e Thaçit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe bazuar në dëshminë e tij, ish-presidenti nuk kishte kompetenca brenda UÇK-së, por se urdhrat i merrte nga komandantët të tjerë.

“Ai (Thaçi) nuk kishte mundësi të diktonte asgjë, por pasqyronte vendimet që merreshin nga ajo zyra (brenda UÇK-së) dikur e fshehur e udhëheqjes shqiptare që merrnin vendime në grup, që nuk ishin gjithmonë të pranishëm, ai duhet të merrte leje prej tyre. Nuk ishte në gjendje të diktonte rregulla dhe kushte, kur ne donim të bënim diçka të rëndësishme ai komunikonte me persona të tjerë”, tha Rubin.

Megjithëse sipas dëshmitarit, Thaçi ishte zëri dhe fytyra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sa i përket akuzave se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e drejtues të tjerë të UÇK-së kanë ekzekutuar apo vrarë njerëz, Rubin hodhi poshtë këto pretendime.

I njëjti tha se nuk kishin mbledhur asnjëherë prova apo nuk posedonin informacione që një gjë e tillë kishte ndodhur ndonjëherë.

James Rubin u pyet edhe për marrëdhëniet e Thaçit me Shtetet e Bashkuara, e që sipas tij raportet mes tyre ishin të veçanta dhe të një rëndësie të jashtëzakonshme për ish-kreun e UÇK-së.

“Sipas meje, prioriteti i tij më i madh ishte të kishte mbështetjen e udhëheqjes amerikane”, tha Rubin gjatë dëshmisë së tij.

Ai nënvizoi se, në asnjë moment, nuk kishte vërejtur te Thaçi ndonjë sjellje apo qasje që do të rrezikonte këtë mbështetje.

Gjatë dëshmisë së tij, Rubin deklaroi se qeveria serbe gjithnjë është munduar të fajësojë UÇK-në, duke shtuar se serbët ishin të përfshirë në operacionin për të fshehur provat.

“Serbët ishin të përfshirë në operacionin për të fshehur provat, absolutisht që po. Karakteristikë që kemi parë në Bosnjë, dhe kemi parë përsëri në Kosovë. Ata gjithmonë janë përpjekur të fajësojnë UÇK-në, pra qeveria serbe. Kjo është mënyra që janë përpjekur ta justifikojnë atë që po bënin duke hedhur fajin mbi të tjerët”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz