BallinaLajmeIsh luftetarët marshuan 21 km nëpër gjurmët e luftës për të nderuar...

Ish luftetarët marshuan 21 km nëpër gjurmët e luftës për të nderuar UÇK-në dhe heronjtë (FOTO)

Të ngjajshme

Keisuke Honda rikthehet nga pensionimi në moshën 39-vjeçare

Ish-ylli i AC Milan dhe i Japonisë, Keisuke Honda,...

Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci...

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Një ekip i ish luftetarëve të UÇK-së së Brigadës 121 “Ismet Jashari Kumanova” marshuan shtigjeve të lirisë për të nderuar dhe respektuar të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e kombit.

Në një prononcim për Ballkani.info njëri nga marshuesit Hazir Murati, i cili është edhe zv. Rreshter major në FSK, ka treguar që ky marsh i këtij lloji është organizuar për herë të parë në Kosovë, dhe se është organizuar për të nderuar sakrificën e të gjithë atyre që kontribuan në forma të ndryshme për lirinë që sot gëzojmë dhe të të gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë.

“Pasi që gjendemi në prag të 11-të vjetorit të Pavarësisë së Republikes të Kosovës, më 03.02.2019 me një pjesë të G-A-B, kemi marshuar shtigjeve të Lirisë për t’i nderuar dhe kujtuar të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e kombit që ranë në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë. Fal gjakut të tyre, ne sot gëzojm Lirinë.

Tutje Haziri ka treguar se marshi është përbërë prej 21 km, si dhe momentin e fillimit dhe të mbarimit të marshit në fjalë.

“Shtegu i marshimit është përbërë prej 21 km.
Starti: Shtabi i UÇK-së Krojmir-Shalë-Kleçkë-Javor-Karaçic dhe finishi Krojmir. Të gjithë pjesmarrësit ishin në formë të mirë dhe kaluan shtegun pa ndonjë problem”-ka përfunduar Haziri./Ballkani.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz