back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeShteti dorëzohet para “Bechtel& Enkas”, ja favori i radhës nga qeveria e...

Shteti dorëzohet para “Bechtel& Enkas”, ja favori i radhës nga qeveria e Ramush Haradinajt

Të ngjajshme

Berberi u plagos me armë në Lezhë, policia shqiptare jep detaje

Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje...

​Fitore e rëndësishme për Vëllaznimin ndaj Borës në Gjakovë

Vëllaznimi arriti një fitore të vlefshme ndaj Borës me...

Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP

Ora 11:00 e së hënës është afati i fundit...

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Osmani shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik: Lutjet tona janë me Turqinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur...

Instituti Demokratik i Kosovës ka gjetur se Ministria e Infrastrukturës dhe Bechtel & Enka, janë marrë vesh që kësaj të fundit t’i zgjatet afati për 152 ditë për të përfunduar punimet në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, gjë që ia pamundëson Qeverisë së Kosovës të kërkojë penalti për moszbatim të kësaj kontrate me kohë.

Kjo është paraparë në aneks-kontratën e nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës (MI) dhe Bechtel & Enka, kopje e cila mban datën 5 shtator 2018, të cilën e ka siguruar KDI-ja, thuhet në një komunikatë për media.

Aneks-kontrata e protokolluar me numër 02/8457 dhe e nënshkruar nga palët përcakton detyrimet e Qeverisë së Kosovës për 53 milionë euro për Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.

Me këtë aneks-kontratë, përveç 53 milionëshit, MI është pajtuar që të zgjatet afati i implementimit të kontratës bazë deri më 1 qershor 2019, përkatësisht 152 ditë i jepen kohë shtesë Bechtel& Enkes për zbatimin e punëve për këtë autostradë.

Në anën tjetër ministria vazhdimisht, përmes prononcimeve në media të ministrit Pal Lekaj, ka deklaruar se janë duke shikuar mundësit për vënien e penaltive për vonesa të Bechtel & Enkas në kryerjen e punëve, thuhet më tej në komunikatë.

KDI konsideron se sipas kësaj aneks-kontrate nuk është e qartë se si janë kalkuluar 53 milionë euro dhe se në çfarë baze është shtyrë afati për 152 ditë shtesë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz