PDK dhe Aleanca përsëri sot në Kuvend, kërkojnë mbajtjen e seancës sa më parë
dp

Lexo edheMoti për të shtunën, temperaturat pritet të arrijnë 38 gradë Celsius

Sipas PDK-së, ky subjekt politik parlamentar, të premten i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.
Këtij aksioni do t’i bashkohet edhe Aleanca.
PDK-ja dhe Aleanca kanë vazhduar me kërkesën për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit, ndërsa kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të procesit. Kjo e fundit ka thënë se fillimisht duhet të ketë marrëveshje për konstituim të institucioneve në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja. Të dyja këto parti parlamentare përveç LDK-së kanë refuzuar ftesat e Lëvizjes Vetëvendosje për takime.

Lexo edheMoti për të shtunën, temperaturat pritet të arrijnë 38 gradë Celsius