I mituri plagos aksidentalisht vëllain e tij 10 vjeçar me kallashnikov në Podujevë
dp

Lexo edheVerdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

I lënduari ka marrë tretman mjekësor në QKUK Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka gjetur dhe konfiskuar në shtëpinë e tyre një kallashnikov dhe një karikator me 20 copë fishekë.
I dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edheVerdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës
“Podujevë 21.08.2026 – 12:00. Ankusi mashkull kosovar, ka informuar se nipi i tij i mitur ka marur armën AK-47 dhe gjatë manipulimit ka shkrepur një fishekë dhe predha ka goditur vëllaun e tij fëmijë 10 vjeçar. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Gjatë kontrollit të shtëpisë në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 20 copë fishekë. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i departamentit për të mitur i cili ka urdhëruar që rasti të iniochet si më lartë, ndërsa i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/