back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaBotëIsh-kreu i Kuvendit të Maqedonisë: Zgjedhja e Xhaferit për kryetar është e...

Ish-kreu i Kuvendit të Maqedonisë: Zgjedhja e Xhaferit për kryetar është e paligjshme

Të ngjajshme

Kryetari i deritanishëm i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, i cili kryeson me seancën konstitutive të Kuvendit, tha se nuk e njeh zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Në një intervistë për televizionin “Sitel”, televizion ky i afërt me partinë VMRO DPMNE të Nikolla Gruevskit, Veljanovski tha se zgjedhja e Xhaferit është bërë në kundërshtim me rregulloren mbi punën e Kuvendit dhe procedurat tjera ligjore, transmeton REL.

“Zgjedhje e tij është bërë në mënyrë kontrabanduese, duke mos respektuar rregullat kuvendore. Nuk dihet as pjesëmarrja e deputetëve në votim. Procedura u zhvillua pas mbylljes së seancës. Nuk kishte as transmetim televiziv në kanalin kuvendor. Vendimi nuk mund të kalojë as në gazetë zyrtare që është kusht për zyrtarizimin e tij. Kështu që gjithçka që ka ndodhur është jolegjtime”, ka deklaruar Veljanovski, duke përjashtuar çdo mundësi që t’ia dorëzojë kabinetin kryetarit të ri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz