back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaBotëArrestohen dhjetëra persona ne protestën anti-Putin

Arrestohen dhjetëra persona ne protestën anti-Putin

Të ngjajshme

Dhejtëra persona janë arrestuar në protestat e organizuara në disa qytete në Rusi, ku protestuesit po bëjnë thirrje që presidenti Vladimir Putin, të mos garojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Policia ka arrestuar të paktën 30 persona në Shën Petersburg, një nga 32 qytetet ku sot po mbahen protesta.

Të paktën 16 persona të tjerë raportohet se janë arresstuar në Kemerovo, ndërkaq organizatorët e protestës kanë thënë se të arrestuar ka edhe në qytetet Izhevsk dhe Gorno-Altaysk.

Sloganet kryesore të kësaj proteste janë “Jemi lodhur nga ai” dhe “Mjaft”.

Këto protesta janë organizaur nga lëvizja pro-demokratike “Open Russia” që është themeluar nga kritiku i Kremlinit, njëherësh ish-oligarku rus, Mikhail Khodorkovsky. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz