back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeIsh-komandanti i UÇK-së niset për në Hagë, përcillet nga qytetarët e shumtë

Ish-komandanti i UÇK-së niset për në Hagë, përcillet nga qytetarët e shumtë

Të ngjajshme

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

2 vetura të Policisë së Kosovës ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani”...

Ismet Tara, i njohur si komandant ‘Hoxha’ është nisur për në Hagë pas ftesës së ardhur nga Specialja.

Tara me prejardhje nga Rahoveci, është përcjellur nga qytetarët e kësaj komune. Ata kishin dalur në numër jo të vogël ta përcjellnin atë para nisjes në Hagë.

Ftesa nga Specialja për Tarën ka ardhur më 20 dhjetor të vitit të kaluar. Ai do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

Ish-komandant Hoxha në luftën e UÇK-së ka deklaruar se do të shkojë në Hagë pa asnjë avokat, të huaj as vendor. Ish-komandanti i UÇK-së ka thënë se ndihet krenar që ka qenë pjesë e luftës çlirimtare.

“Me 17 shkurt jam ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të akuzuarit. Nuk ndihem i mërzitur aspak për ftesën që më është bërë. Ndihem krenar që kam qenë pjesë e luftës çlirimtare. S’e kam fare këtë brengë. Brengë duhet të kenë vetëm ata që rrjedhin lot krokodili në parlament, presidentit me komandantët që e kanë votuar këtë gjykatë”, ka thënë Tara.

I njëjti ka thënë se ishte ushtari i parë në Rahovec nga UÇK-ja.

“Do të shkoj në Hagë pa asnjë avokat. Nuk më duhet asnjë avokat vendor, apo i huaj”, ka përfunduara Ismet Tara.

Gazeta Express ka raportuar më 13 janar 2019 për ish luftëtarin e UCK-së nga Komuna e Rahovecit, dhe ftesën që ai ka marrë për intervistim në Hagë, më 17 shkurt, në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz