back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeIsh-komandanti i Koshares shprehet i zhgënjyer me klasën politike: Jam lodhur…

Ish-komandanti i Koshares shprehet i zhgënjyer me klasën politike: Jam lodhur…

Të ngjajshme

Matoshi: Pa Listën Serbe, VV do të ishte shuar si parti

Analisti politik Halil Matoshi ka komentuar çështjen e moscertifikimit...

Parashikimi i motit për të premten

Të premten pritet mot kryesisht i vranët, me riga...

Parashikimi i motit për të premten

Të premten pritet mot kryesisht i vranët, me riga...

Komandanti i dikurshëm i Batalionit 4, i Brigadës 138 të UÇK-së, Pren Marashi, në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, ka rrëfyer detaje nga lufta e Koshares.

Marashi që për 15 vite ka ushtruar detyrën e sekretarit të OVL UÇK-së në Pejë ka thënë se tërheqja nga kjo detyrë është bërë për shkak të lodhjes.

“Jam lodhur… Ata që marrin pjesë në luftime duhet të trajtohen me të gjitha normat ndërkombëtare të shëndetësisë. Me në është dashur të merret dikush e të na trajtojë, e të bisedojë për pasojat e luftës. Ne duke u marrur me këto çështje kemi harruar edhe familjet tona”, tha ai.

“Jam i zhgënjyer me klasën politike. Jo vetëm unë por pothuajse të gjithë ish-luftëtarët, me përjashtim të atyre që janë rehatuar në pozita të ndryshme të punës”, tha Marashi.

Komandanti i dikurshëm i Batalionit 4, i Brigadës 138 të UÇK-së, ka thënë pavarësisht ndryshimeve të udhëheqësve të institucioneve populli po vuan.

Ai thotë se kategoritë e dala nga lufta dhe familjet e dëshmoreve prej 11 vitesh nuk kanë asnjë rritje kur çmimet janë ngritur shumë.

Marashi thotë se ai ka qenë favorizues i individëve që kanë hyrë në politikë, për shkak të kaluarës në luftë, por nuk mbështet asnjë subjekt politik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz