BallinaLajmeIsh-gazetari që iu bashkua AAK’së bëhet këshilltar i Thaçit (Dokument)

Ish-gazetari që iu bashkua AAK’së bëhet këshilltar i Thaçit (Dokument)

Të ngjajshme

SHSKUK-ja jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të 5-vjeçarit nga Lipjani

Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se pacienti 5 vjeç,...

Bytyqi: Qeveria Kurti 3 nuk po e respekton Ligjin për Barazi Gjinore

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi sot përmes një komunikate...

Izraeli goditi qendrën e Bejrutit, nuk raportohet për viktima

Një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë me shumë...

49 të dyshuar për manipulim votash, priten 31 kallëzime ndaj rreth 200 personave në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka pranuar nëntë kallëzime penale...

Osmani s’është e vetme në Marigona Hill, edhe këshilltarja e saj ka shtëpi aty

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është e vetmja...

Në tetorin e vitit të kaluar, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i është bashkuar ish-gazetari shumëvjeçar, Veli Bytyqi. Aderimi i tij kishte bërë bujë të madhe si brenda partisë ashtu edhe në media. Madje është vet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili në një emision në RTK, aderimin e Veli Bytyqit dhe të profesoreshës Elmaze Nura i kishte vlerësuar si dy prurjet më të mëdha në AAK. Por vetëm pak muaj pas këtij aderimi, Veli Bytyqi ka vendosur që kontributin e tij ta jap të Presidenti Thaçi. Ky i fundit duke e parë Bytyqin të paangazhuar diku në jetën politike, i ka ofruar atij postin e këshilltarit politik.

Bytyqi e konfirmoi për Indeksonline se prej sot është pjesë e ekipit të Presidentit por thotë se nuk ka ndërruar ende parti.

“Unë nuk kam lëvizë nga partia, në kuptimin konkret. Kam qenë në AAK dhe kam qenë këshilltar i Ramush Haradinajt në parti, jo në kabinet. Me thënë të drejtën unë Presidencën e shoh si institucion jopartiak dhe kam kaluar atje si këshilltar. Kjo ka qenë preferenca e presidentit dhe jam emëruar me vendim të presidentit Thaçi si këshilltar i tij politik”, ka deklaruar Bytyqi për Indeksonline.

Ish gazetari thotë se nuk e ka lënë parinë e Hardinajt ende, pavarësisht kësaj lëvizje.

“Kam kaluar atje si këshilltar politik, por pa ndryshuar parti sepse presidenti Thaçi nuk përfaqëson më partitë. Të gjithë e dimë kush ku mbahet e qysh, por ai nuk mund të thotë më se është me PDK-në, për sa kohë sa është president”, ka deklaruar ndër të tjera Bytyqi.

Ai e falënderon Thaçin dhe i është shumë mirënjohës për besimin që ja ka dhënë. “Ndihem i nderuar që ai më ka ftuar të jem këshilltar i tij, edhe e vlerësoj si gjest dhe si veprim sepse presidenti përfaqëson unitet”, ka thënë ai.

Veli Bytyqi ka qenë gazetar shumëvjeçar i Rilindjes, redaktor, zv/kryeredaktor. Ai ka qenë edhe drejtor për marrëdhënie me publikun dhe zëdhënës i komunës së Prishtinës 2001-2004 si dhe këshilltar e zëdhënës i Ministrisë së Kulturës në vitet 2004-2007.

Veli Bytyqi ka qenë pjesëmarrës i aktiviteteve politike e kombëtare qysh në vitet 90-ta, deputet i Kuvendit të Kosovës i vitit 1992, nënkryetar i PSHDK-së, pjesëmarrës i aktiviteteve të shumta para, gjatë e pas luftës në Kosovë.

 
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz