Ish-futbollisti i Liverpoolit i papunë, po e refuzojnë të gjithë: Është pak stresuese!

Ish-futbollisti anglez Steven Caulker, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për disa skuadra të njohura, përfshirë Liverpoolin dhe Tottenhamin, ka ndarë një mesazh të sinqertë për vështirësitë që po përjeton në përpjekjet për të gjetur një punë të re.
Përmes një postimi, Caulker ka treguar se papunësia është një periudhë stresuese, e shoqëruar me emocione të ndryshme, sidomos kur aplikon për pozita për të cilat i plotëson të gjitha kriteret, por nuk arrin as të ftohet në intervistë, shkruan Indeksonline
Megjithatë, ish-mbrojtësi anglez thekson se këto vështirësi nuk duhet ta çojnë drejt panikut, pasi refuzimet janë pjesë e rrugëtimit të shumë njerëzve.
Ai ka përmendur edhe rastin e Walt Disneyt, duke kujtuar se refuzimi është një përvojë e zakonshme në rrugën drejt suksesit.
Një tjetër sfidë për Caulker është refuzimi i ofertave të punës që nuk përputhen me objektivat dhe synimet e tij afatgjata.
Sad to read this from Steven Caulker on LinkedIn this morning. If anyone is able to help him out, please reach out to him. pic.twitter.com/G2Ppj6v1zQ

Lexo edhePrishtina befason Bashkimin, Trepça fiton ndaj Borës
— Couch Nish 🛋️ (@CouchNish) October 19, 2026
“Të qenit i papunë është stresuese. Kam qenë në këtë situatë shumë herë më parë dhe jam mësuar me këtë valë emocionesh, por kjo nuk e bën më të lehtë”, ka shkruar ai.
Caulker ka theksuar gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së qetësisë dhe krijimit të një rutine të përditshme për ta përballuar më lehtë këtë periudhë. Si shembull, ai ka treguar se e kishte nisur ditën me një vrap në mëngjes, pas të cilit ndihej dukshëm më mirë.
Mesazhi i tij përcjell një reflektim mbi presionin e papunësisë dhe rëndësinë e këmbënguljes, duke treguar se edhe pas një karriere në futbollin profesionist, sfidat personale dhe profesionale vazhdojnë./Indeksonline/














