Ish-deputetja e Vetëvendosjes e propozon Lutfi Hazirin për president
dp

Lexo edheKomandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kosova

Ajo ka propozuar nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin për këtë post.
“Në skenën aktuale politike, ku shpesh dominon polarizimi dhe retorika e ashpër, e ku interesi i ngushtë partiak apo personal vihet në rend të parë, një nga figurat që ka kontribuar më së shumti në shtyrjen e politikave publike racionale dhe në forcimin e shtetndërtimit është Lutfi Haziri”, ka shkruar Pantina.
Sipas saj, Haziri ka ruajtur gjithmonë komunikim korrekt dhe të përgjegjshëm, pa fyerje ndaj kundërshtarëve, me respekt ndaj mediave, shoqërisë civile dhe sidomos partnerëve ndërkombëtarë.

Lexo edheKomandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kosova
“Kjo kulturë politike dhe kjo qasje unifikuese e bëjnë atë një profil të denjë për President”, ka shkruar Pantina.